Krisje te Mançester Junajtid, Kristiano Ronaldo i zhgënjyer nga pankina e parë








Andros Taunsend feston në “Old Trafford” si Kristiano Ronaldo dhe Evertoni merr një barazim të merituar 1-1. Edhe një herë tjetër, Mançester Junajtid shfaq defektet e skuadrës dhe ajo fitore 2-1 ndaj Vijarealit të mërkurën, me golin e Ronaldos në 95′, vetëm sa u bëri një makijazh problemeve të një grupi që në planin e lojës, dominohet shpesh nga kundërshtari.

ronaldo

Portofoli plot kampionë e ka mbajtur deri tani në lojë skuadrën e Solskjaerit, por mjafton një rrotacion i thjesht ose ndoshta një ditë ku yjet shkëlqejnë më pak se zakonisht, për të zbritur në tokë “Djajtë e Kuq”. Miqtë e Rafa Benitezit mund të kishin shënuar edhe golin e dytë në fund, por ai u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje të Minës.

Junajtid pati meritën që kaloi në avantazh i pari. Pas një goditjeje të Kavanit në 21′, pritur nga Pikford dhe dy sulmeve të Rondonit dhe Dukuresë, mbërrin goli fantastik i Marsialit në 43′, me një silur që ndalet në trekëndësh. Francezi nuk shënonte prej muajit shkurt.

Në fillim të pjesës së dytë, Solskjaer kuptoi se ishte e nevojshme për të ndërhyrë që të shmangte telashet. Aktivizimet e Ronaldos dhe Sanços, me portugezin që u kursye për herë të parë këtë sezon përveç kupës, nuk e shkundën skuadrën.

Në 65′, një kundërsulm i shpejtë i nisur nga Grej dhe përpunuar nga Dukure, i lejoi Taunsendit të mposhtë De Gean me një të djathtë tokazi. As aktivizimi i Pogbasë nuk e ndryshoi drejtimin e erës.

Evertoni, një skuadër solide, Junajtid zhgënjyes. Dhe largimi i Kristiano Ronaldos menjëherë drejt tunelit, i zhgënjyer, duke murmuritur dhe duke tundur kokën, i tregon të gjitha.

SOLSKJAER – Por trajneri i Junajtidit mbrojti vendimin e tij për ta kursyer portugezin, i cili e nisi nga stoli një ndeshje të Premier Ligës për herë të parë që prej majit 2007: “Jo, nuk jam penduar aspak për vendimin për ta lënë Kristianon në stol. Trajneri duhet të marrë vendime gjatë një sezoni shumë të gjatë.

Duhet të menaxhosh ngarkesën e lojtarëve dhe për mua vendimi ishte i drejtë. Marsial luajti mirë, ai shënoi një gol. Kavanit i duheshin minutat dhe ai mund të kishte shënuar.

Herë pas here duhet t’i marrim këto vendime. Gjatë ndeshjes bëmë disa gabime që na kushtuan. Tani duhet të rikthehemi me më shumë energji pas pushimit të kombëtareve”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *