Kristiano Ronaldo tek Real Madrid? 3 arsyet pse ky operacion mund të dështojë

E ardhmja e yllit të Juventusit, Kristiano Ronaldo , duket larg bardhezinjëve. Pas tre sezoneve në Torino, portugezi si duket do të largohet, ku një ndër destinacionet e tij mund të jetë një rikthim tek ish-ekipit i tij, Real Madrid, por si duket ekzistojnë disa arsye pse ky transferim nuk mund të ndodhi.

Sassuolo-Ronaldo

Arsyeja e parë është paga e portugezit, e cila shkon 31 milion euro bruto. Në këtë kohë pandemie dhe krize financiare, ku dhe stadiumet kanë qëndruar bosh, është shumë ë vështirë të paguhet një shifër e tillë për një futbollist 36-vjeçar.

Arsyeja e dytë është se Real Madridi po përpiqet që ta përqendroje projektin e saj tek lojtarë të rinj dhe mosha ëe portugezit duket e ekzagjeruar për një ekip që do ti rikthehet lavdisë përsëri.

Arsyeja e tretë është krenaria e presidentit, Fiorentino Perez, i cili nuk do të tregojë që ekipi madrilen është i varur nga golat e CR7, ku që pas largimit të tij Reali ka hasur shumë vështirësi në sulm, duke humbur instinktin e golave të dikurshëm.

Gjithçka mbetet e hapur për yllin bardhezi i cili para disa ditësh mori një ftesë dhe nga trajneri i Mançester Junajtid, Ole Guna Solskjaer, duke u shprehur se do të kishte dëshirë të stërviste Ronaldon pasi kanë luajtur dhe së bashku si sulmues për “djajtë”.

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *