Kritika të forta ndaj Scholz për mosreagimin ndaj presidentit Abaz

15:17 17/08/2022

Presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust ndaj qytetarëve të tij

Kancelari gjerman Olaf Scholz po merr kritika të forta pas konferencës me presidentin palestinez, Mahmud Abaz.

Abaz e quajti mënyrën se si palestinezët trajtohen nga qeveria izraelite si “aparteid”, por kancelari gjerman  nuk ishte dakord dhe u distancua menjëherë nga cilësime  të tilla.

Sigurisht, në lidhje me politikën izraelite ne kemi një vlerësim të ndryshme. Dua të them qartë se unë nuk do ta përdor fjalën “aparteid” dhe nuk besoj se është e drejtë të përdoret ky term për të përshkruar situatën“, u shpreh ai.

Megjithëse Gjermania ka shprehur në të kaluarën mbështetje për krijimin e një shteti të mundshëm palestinez Scholz u tha gazetarëve se “nuk është koha për të ndryshuar situatën”, domethënë që Berlini të njohë zyrtarisht Palestinën si një shtet të pavarur.

Por kritikat janë shtuar ndaj kancelarit gjerman, se pse nuk reagoi menjëherë, edhe pse u duk që nuk ishte dakord kur presidenti Abaz përdori fjalën “holokaust” për të përshkruar vrasjet e civilëve, kufizimet e të drejtave të palestinezëve dhe ngritjen e vendbanimeve izraelite në trerritoret palestineze, që konsiderohet si shkelje e ligjeve ndërkombëtare edhe nga Gjermania dhe shumë vende të tjera.

Presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust ndaj qytetarëve të vet duke theksuar se që nga viti 1947 e deri më tani Izraeli ka kryer 50 masakra në 50 fshatra e qytete palestineze.

Scholz i ndoqi deklaratat e Abaz me mimikë të ngrirë, dukshëm i zemëruar dhe bëri përpjekje për të reaguar, por zëdhënësi i tij, Steffen Hebestreit kishte thënë më parë, se kjo ishte pyetja e fundit dhe e deklaroi të mbyllur konferencën./DW

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.