Kritikat e Ramës ndaj BE-së për anëtarësimin, Vasili ironizon: Shqipëria të pranohet direkt pa negociata, kryeministri të zgjidhet në vend të Von der Leyen






petrit vasili 26 prill

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama gjatë konferencës me Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi ku tha se Shqipëria prej 3 vitesh ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave me BE.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Vasili thotë se BE “paska marrë hak ndaj Ramës”.

Duke ironizuar deklaratën e kryeministrit, nënkryetari i LSI-së liston 16 kushte që ka plotësuar Rama duke filluar nga ajo që e cilëson masakra zgjedhore e 25 prillit e deri në kthimin e Shqipërisë në një lavatriçe të parave të pista e vatra krimi.

“Rama ja arriti me shume sukses dhe ; Realizoi masakren zgjedhore me madhe te gjithe pluralizmit. Ktheu Shqiperine ne lavatriçe te pastrimit te parave te pista dhe e futi Shqiperine ne listen e zeze per pastrimin e parave. Ktheu Shqiperine ne Kolumbine e Europes dhe permbyti vendin me droge. E ktheu Shqiperine sipas DASH-it ne baze te krimit te organizuar per Europen, Ameriken,Ameriken Latine dhe Lindjen e Mesme. Shkaterroi ekonomine e vendit me Koncesione e PPP kriminale” – shkruan Vasili.

Sipas Vasilit, BE duhet të pranojë menjëherë Shqipërinë në Europë dhe më pas të zgjedhë Edi Ramën si President të Komisionit Europian në vend të Ursula Von der Leyen.

Gjatë takimit të zhvilluar këtë të enjte në Tiranë mes përfaqësuesve nga Ballkani Perëndimor dhe Komisionerit për Zgjerim të BE-së Oliver Varhelyi, Rama deklaroi se prej tre vitesh, Shqipëria i ka plotësuar detyrat e saj ndaj unionit dhe kërkon kalimin në fazën tjetër të negociatave.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

BE po i “ha” vertet hakun Edi Rames!! Sot Edi Rama i tregoi Komisionerit te Zgjerimit Varhelyi se i ka plotesuar prej tre vjetesh kushtet per hapjen e negociatave. Dhe ka hak Edi Rama. Ndaj per ta ndihmuar Ramen qe nuk ja permendi konkretisht, ja kjo eshte lista e kushteve qe ka permbushur. Dhe me kete liste te “lavdishme” i bie te jete Edi Rama Komisioner i Zgjerimit dhe jo Varhelyi.

Rama ja arriti me shume sukses dhe ; Realizoi masakren zgjedhore me madhe te gjithe pluralizmit. Ktheu Shqiperine ne lavatriçe te pastrimit te parave te pista dhe e futi Shqiperine ne listen e zeze per pastrimin e parave. Ktheu Shqiperine ne Kolumbine e Europes dhe permbyti vendin me droge.

E ktheu Shqiperine sipas DASH-it ne baze te krimit te organizuar per Europen, Ameriken,Ameriken Latine dhe Lindjen e Mesme. Shkaterroi ekonomine e vendit me Koncesione e PPP kriminale. Arriti nje nivel korrupsioni ku cm i rruges eshte me i shtrenjte se cm i floririt dhe ku korrupsioni i tij falsifikoi dokumentet deri ne Shtetin e Delauer ne SHBA.

Shkretoi vendin per investime dhe i hapi rrugen vetem parave te krimineleve e trafikanteve. Perzuri 600 mije shqiptare dhe azilkerkuesit nga Shqiperia jane aq sa nga vendet qe pergjaken ne luftra civile. Fshehu mijra vdekje nga pandemia me nje qendrim te vertete genocidist. Mbushi parlamentin dhe pushtetin lokal me kriminele,trafikante e vagabonde gjithefaresh.

Realizoi votime moniste dhe parlament monist, qe nuk kane guxuar ti bejne as regjimet me autoritare ne Azi,Afrike e gjetke. Kapi dhe shkaterroi reformen ne drejtesi duke e bere drejtesine institucion, qe i ve kapakun skandaleve te tij.Ne nje drejtesi ku dhjetra mije qytetare nuk marrin dot drejtesi, sepse sistemi gjyqesor eshte kapur, eshte i sakatuar, i gjymtuar dhe jo funksional.

Realizoi perdorimin me kriminal te pasojave te termetit dhe pandemine, duke shantazhuar qytetaret e duke shperdoruar ne menyre banditeske financat publike per te blere vota. Realizoi shantazhimin, kercenimin dhe blerjen me te madhe te medias duke e shnderruar ate ne nje zorre qorre dhe megafon mashtrues te propagandes se tij dhe te interesave te krimit dhe trafiqeve.

Bllokoi qellimisht integrimin europian per ta perdorur si alibi per orientimin Antiperendimor,Antieuropian,Antieuroantlantik drejt faktoreve te tjere te dyshimte nderkombetare ne kundershtim dhe kunder interesave te te gjithe shqiptareve dhe ne funksion te interesave te pista te tij dhe atyre qe e rrethojne dhe e perdorin ate.

U vu ne krye te te gjithe aksioneve antikombetare dhe antishqiptare qe nga shitja e kufijve te Kosoves e deri te shitja e detit dhe interesave publike te Shqiperise.

Europa duhet te ” skuqet” perpara kesaj liste. As qe ka nevoje te hape fare negociatat, por ta pranoje direkt Anetare te BE Shqiperine. Pastaj Edi Ramen ta zgjedhe ne vend te Usula Von der Lejden. Go Edi Go!!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *