Kritikat e Trump ndaj NATO-s, reagon Biden: Të turpshme!

kritikat e trump ndaj nato s reagon biden te turpshme

08:39 14/02/2024

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka kritikuar kundërshtarin e tij, Donald Trump, referuar deklaratave të këtij të fundit lidhur me NATO-n. Biden i ka quajtur këto komente të turpshme dhe jo amerikane.

Biden tha se Trump me deklaratat e tij do të inkurajonte Rusinë që të sulmonte çdo vend anëtar të NATO-s që nuk përmbush kuotën e saj të shpenzimeve të mbrojtjes nga aleanca.

Presidenti i SHBA shtoi se vërejtjet nënvizuan urgjencën e miratimit të një pakete ndihme të huaj prej 95 miliardë Dollarësh për aleatët e SHBA.

“Asnjë president tjetër në histori nuk i është përkulur ndonjëherë një diktatori rus. Më lejoni ta them këtë sa më qartë që të mundem. Për hir të Zotit: Është e turpshme, e rrezikshme dhe joamerikane.”

 Në një tubim të shtunën e kaluar, Trump rrëfeu se i kishte thënë një herë një kreu shteti se nuk do të mbronte asnjë komb që ishte prapa me pagesat e tij për NATO-n.

“Një nga presidentët e një vendi të madh, u ngrit në këmbë dhe tha: “Epo, zotëri, nëse nuk paguajmë dhe sulmohemi nga Rusia, do të na mbroni?” Unë i thashë: Nuk ke paguar? Je delikuent? Jo, nuk do të të mbroja. Në fakt, unë do t’i inkurajoja rusët të bënin çfarë dreqin të donin. Duhet të paguash”, tha Trump.

Pas komenteve të Trump, reagoi menjëherë Shtëpia e Bardhë dhe e quajti deklaratën e Trump “të tmerrshme dhe të pakontrolluar”./tvklan.al


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts