Kritikoi punën e kryebashkiakut të Vlorës dhe e përjashtoi nga PS/ Dritan Leli nuk i mban inat Ramës! Ja urimi që i bën për Kurban Bajram








Vazhdimisht kryeministri Rama kritikon punën e kryetarit të bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, madje ky i fundit është përjashtuar edhe nga Partia Socialiste pas përplasjeve me Edi Ramën.

rama-leli

Por sot, në një prononcim shkurt për gazetarët, kryebashkiaku Leli uroi të gjithë besimtarët myslimane për Kurban Bajram. Ndërsa kur u pyet nëse ia uron këtë festë edhe kryeministrit, ai u përgjigj: Absolutisht po!

Me tej, Leli uroi: “Nga xhamia në Bulevardin Ismail Qemali uroj të gjithë besimtarët gëzuar Kurban Bajramin. Ata që janë nga Vlora, që jetojnë në Vlorë, që kanë ardhur në Vlorë, të uroj ata besimtarë myslimanë që kanë ardhur të pushojnë në Vlorë, për të pushuar, që me siguri ky do jetë sezoni turistik më i i suksesshmi, gëzuar, shëndet, paqe dhe mbarësi”.

Pak ditë më parë, kryeministri Rama i veshur me një palë pantallona treçerekëshe të zeza dhe me një thes plehrash në dorë, u shfaq brenda një fushe sportive duke mbledhur mbeturina.

Në fjalën e tij të shkurtër për ndjekësit, kryeministri theksoi se vetëm tre minuta e ndajnë turpin nga dinjiteti më i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet por edhe një bashki, duke kritikuar kështu punën e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli.

“Vetëm tre minuta e ndajnë turpin nga dinjiteti më I zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet por edhe një bashki. Në radhë të parë bëjnë mirë ata që vijnë dhe luajnë këtu dhe i hedhin. Ata që vijnë dhe i pastrojnë bëjnë mirë që vijnë dhe i mbledhin”, tha Rama.

KONFLIKTI RAMA-LELI

Refuzimi i Dritan Lelit për të hequr dorë nga drejtimi i Bashkisë së Vlorës për të kandiduar për deputet nën siglën e PS në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duket se ka shkaktuar krisje të thellë dhe të pariparueshme me kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë se Dritan Leli është shkarkuar nga funksionet që mbante në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste të Vlorës. Vendimi për sharkimin e tij është marrë vetëm pak ditë pasi Leli rezuzoi të jepte dorëheqjen si kryetar bashkie dhe t’i bashkohej listës së kandidatëve socialistë për qarkun e Vlorës.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *