Kritikoi Putinin për luftën në Ukrainë, dënohet ish-agjenti i FSB-së, Igor Girkin

kritikoi putinin per luften ne ukraine denohet ish agjenti i fsb se igor girkin

Pasi lëshoi akuzat në drejtim të Vladimir Putinit, ish-komandanti rus Igor Girkin është dënuar për nxitje të ekstremizmit. Gjykata në Moskë e dënoi Girkinin me katër vite, i cili publikisht ka pasur ide për kandidimin kundër presidentit në zgjedhjet e ardhshme.

Akuzat Girkin i mohoi, ndërsa është parë si një tregues se sa larg mund të shkojë Kremlini ndaj të gjithë atyre që kritikojnë luftën në Ukrainë. Girkin u mbajt në paraburgim në korrik pasi krijoi “klubin e patriotëve të zemëruar” me qëllimet e deklaruara për të shpëtuar Rusinë nga trazirat sistematike, dështimet ushtarake në Ukrainë dhe luftimet e elitës për të pasuar Putinin.

Në një nga fjalimet e tij më të shpërndara për 760 mijë ndjekësit e tij në Telegram, Girkin bëri ofendime personale ndaj presidentit dhe i kërkoi atij t’ia kalonte pushtetin “dikujt me të vërtetë të aftë dhe përgjegjës”. Igor Girkin ishte më parë oficer i shërbimit rus të sigurisë FSB dhe komandant në luftë, i njohur gjithashtu si Igor Strelkov, i cili ndihmoi Rusinë të aneksonte Krimenë në vitin 2014. Ai vazhdoi të organizonte milicitë pro-ruse që nxorën një pjesë të Ukrainës lindore jashtë kontrollit të Kievit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts