
Arabia Saudite ka dënuar një pensionist me 16 vjet burg për postimet e tij kritike ndaj qeverisë në llogarinë e tij në Twitter.
Saad Ibrahim Almadi, një shtetas saudito-amerikan, 72-vjeçar, u arrestua në nëntor 2021 pasi zbarkoi në Riad për një qëndrim dy-javor në vendin e tij të lindjes për një udhëtim pune dhe personal.
Duke folur publikisht për herë të parë, djali i tij ka pretenduar se qeveria saudite e ka torturuar babanë e tij në burg dhe tha se Departamenti i Shtetit i SHBA-së e ka neglizhuar rastin.
“Ai kishte mendime të buta për qeverinë”, tha Ibrahim Almadi për Washington Post. “E morën nga aeroporti. Ndihem bosh brenda. Ndihem i vdekur brenda. Ndihem i tradhtuar. Ai nuk është vetëm babai im, ai është shoku im më i mirë. Ai është gjithçka për mua”, u shpreh ai.
Postimet e pensionistit në mediat sociale përfshinin disa kritika për korrupsionin dhe varfërinë në Arabinë Saudite, si dhe referenca për vrasjen e Jamal Khashoggi, kolumnisti i Washington Post i vrarë nga agjentët sauditë në konsullatën e Stambollit.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al