
21:47 31/05/2022
Kritiku i Kremlinit, i cili ndodhet prapa hekurave, Alexei Navalny ka deklaruar se është akuzuar për një çështje të re penale dhe përballet me deri në 15 vjet burg nëse shpallet fajtor.
Komentet e Navalnyt u postuan në mediat sociale, ku thotë se ai është akuzuar për krijimin e një organizate ekstremiste dhe nxitje të urrejtjes ndaj autoriteteve. Akuza e fundit vjen pas një dënimi me 9 vjet burg që ai mori në Mars të këtij viti për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës.
Navalny ka argumentuar vazhdimisht se akuzat e Rusisë kundër tij janë të nxitura politikisht./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al