Kriza e Çelsit, Tuhel: Në Champions ndaj Lilë? Do të shkojmë duke nisur unë autobusin…






Tomas Tuhel, trajneri i Çelsit, ka siguruar se nuk do të braktisë ekipin në mes të sezonit çfarëdo gjëje që të ndodhë në javët e ardhshme. Klubi është në një situatë të paprecedent, i bllokuar nga qeveria angleze, pasi ia ka hequr atë Roman Abramoviç si pasojë e lidhjeve të tij me Vladimir Putin.

Tuhel

Tekniku gjerman, pas ndeshjes së sotme të fituar 1-0 ndaj Njukasëll, ka theksuar se nuk do të tradhtonte londinezët.

“Nuk ka asnjë dyshim se do të qëndroj deri në fund të sezonit, absolutisht. Duhet vetëm të presim dhe të arsyetojmë ditë pas dite këtë situatë. Kemi një situatë të qartë që klubi është në shitje dhe kur të ndodhë, do të jetë gjithçka më e qetë shpresoj.

Si do të mbërrijmë në Lilë për sfidën e Ligës së Kampioneve? Mendoj se mund të shkojmë dhe kthehemi me avion. Në të kundërt do të shkojmë me tren. Në të kundërt, do të shkojmë me autobus, Përndryshe do të drejtoj unë një autobus. Nuk e them sa për të thënë, por do ta bëj nëse është e nevojshme. Nëse do të më pyesnit 20 vite më parë se çfarë do të bëja për të marrë pjesë në një ndeshje të Ligës së Kampioneve, do të thosha ‘gjithçka’. Unë do të jem, dhe ne do të jemi aty”, garantoi trajneri gjerman i londinezëve. Çelsi ka fituar 2-0 ndeshjen e parë ndaj francezëve në Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.