Kriza e emigrantëve në Evropë/Më shumë se 500 njerëz u shpëtuan jashtë ishullit italian

Anijet e rojeve bregdetare italiane kanë shpëtuar 539 emigrantë nga një varkë peshkimi që po largohej nga ishulli i Lampedusa.

Ky është numri më i madh i të shpëtuarve  të  emigrantëve në ishullin italian në një ditë të vetme, kohët e fundit. Mes tyre kishte gra dhe fëmijë  në bord. Disa nga emigrantët – të cilët kishin udhëtuar përtej Detit Mesdhe nga Libia – thuhet se shfaqën shenja dhune.

Prokurorët italianë kanë hapur një hetim për atë që mund të ketë ndodhur. Një mjek nga grupi humanitar Mjekët pa Kufij (MSF), Alida Serrachieri, tha se një numër i emigrantëve duket se ishin sulmuar fizikisht në Libi, ndërsa prisnin një varkë për t’i transportuar ata në Europë. Hetuesit po shikojnë mundësinë që emigrantët të kenë qenë të burgosur në mënyrë të rreme në Libi, raportojnë mediat lokale.

Dy anije të rojes bregdetare dhe një varkë doganore nga policia italiane e krimeve financiare, Guardia di Finanza, ndihmuan transportin e emigrantëve në Lampedusa. Kryetari i ishullit Toto Martello e përshkroi shpëtimin si “një nga uljet më të mëdha në kohët e fundit”.

Lampedusa është një nga portet kryesore të mbërritjes për njerëzit që duan të arrijnë në Evropë. Në maj, më shumë se 1.000 emigrantë zbarkuan në ishullin italian në harkun kohor të disa orëve. Ishulli ka një kamp emigrantësh që ishte projektuar fillimisht për të mbajtur më pak se 300 njerëz. Tani ka 5-fishuar kapacitetet. Shumica emigrantëve mbërrijnë nga vendet që nuk kualifikohen për azil.//BBC

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *