Kriza e energjisë godet edhe Indinë/ Drejtuesi i Dehlit: Do të përpiqemi të bëjmë maksimumin, por kemi rezervë edhe për 1 ditë

Kryeministri i Delhi Arvind Kejriwal ka paralajmëruar për një krizë të afërt të energjisë në kryeqytetin indian, duke thënë se disa prej stacioneve kryesore të qymyrit që furnizojnë qytetin kanë mbetur me një ditë rezervë.

Disa shtete në Indinë lindore dhe jugore janë goditur nga mungesa e furnizimit, me ofruesit e shërbimeve që përdorin ndërprerje të paplanifikuar të energjisë.

Mungesa në Indi, vendi i dytë më i madh në botë që konsumon qymyr, pason ndërprerjet e përhapura të energjisë në Kinë që kanë mbyllur fabrikat dhe kanë goditur keq prodhimin dhe zinxhirët global të furnizimit.

“Delhi mund të përballet me një krizë energjie,” tha Kejriwal, ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën për ta shmangur atë”

Kejriwal i kërkoi kryeministrit Narendra Modi që të zgjidhë menjëherë krizën, duke thënë se çdo ndërprerje e madhe do të prekte spitalet dhe do të prishte vaksinimet kundër koronavirusit për 20 milionë njerëzit e Delhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.