Kriza e karburanteve, reagon kryeministri Boris Johnson: Mund të zgjasë deri për krishtlindje, duhet të…

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se problemet e zinxhirit të furnizimit me karburante dhe mallra, mund të zgjasë deri në krishtlindje. Johsnon nënvizoi se kriza e karburanteve është zbutur këto ditë, pavarësisht se radhët e gjata të pritjes janë ende prezente.

Pas rikujtimit nga një gazetar se ministri i Financave, Rishi Sunak ka thënë se problemet mund të vazhdojnë deri në Krishtlindje, kryeministri britanik tha se

“Rishi ka gjithmonë të drejtë në çdo gjë që thotë”.

Ai pranoi se shumë kohë më parë kanë qenë në dijeni për mungesën e shoferëve në transportin rrugor.

I pari i qeverisë britanike shtoi se ekonomia pas BREXIT-it është vendosur përballë “një periudhe të re rregullimi” dhe mbrojti idenë e tij se rruga për të pasur më shumë shoferë të mjeteve të rënda kalon nga kryerja e “pagesave e përshtatshme e pagave” të sektorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *