Kriza e lirës, Erdogan “luftë” tregtarëve

22:40 01/12/2021

Presidenti turk i paralajmëron se do ta paguajnë shtrenjtë nëse mbajnë mallra stok

Në një kohë kur Turqia po përjeton një nga krizat më të rënda ekonomike, Presidenti Erdogan u shpall luftë tregtarëve që mbajnë mallrat stok.

“Po ua bëj të qartë. Me ndihmën e Zotit, tregtarëve që mbajnë mallra stok do ua kthejmë këtë vend në varr. Të mbash stok, në fenë tonë është haram. Nuk mund ta bëni diçka të tillë. Ata që e bëjnë, do ta paguajnë shtrenjtë. Kjo është detyra kryesore e Ministrisë së Tregtisë”.

Erdogan nuk pranoi të ketë gabuar në politikën ekonomike që ka zbatuar që nga koha kur u ndryshua sistemi politik nga parlamanetar në presidencial.

“Ne nuk zgjodhëm që ta kthenim vendin në një parajsë të parasë, por investuam me idenë që të kemi përfitime afatgjata. Kjo është e vështirë por ne do të gjejmë rrugën për të marrë më të mirën. Pasuria e një vendi nuk varet nga vlerat e kursit të këmbimit por nga fuqia prodhuese dhe duke punësuar qytetarët tanë. Kursi sot rritet dhe nesër ulet. Ndërsa investimet janë një përfitim afatgjatë. Jemi të bindur që do të kemi sukses në këtë rrugëtim. Ai që ka të drejtë, feston edhe fitoren”.

Erdogan thotë se kjo situatë është shkaktuar nga faktorë të jashtëm që i quajti “armiq të betuar”.

“Të gjithë ujqërve që na sulmojnë ne u themi na qëndroni larg. Nuk na zhdukni dot na këto troje. Nuk na e bllokoni dot frymëmarrjen. Të gjithë armiqve tanë të betuar u kemi lënë Zotin. Atyre që duan të na pengojnë në ndërtimin e Turqisë së Madhe u themi që nuk do të fitoni dot. Ashtu siç ia kemi dalë deri tani, do të luftojmë edhe baronët e parave dhe lobin e interesave”.

Presidenti turk u bëri thirrje qytetarëve që mos të veprojnë të nxituar ndërsa u kërkoi që ti qëndrojnë besnikë monedhës vendase.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.