Kriza e migrantëve në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë, Merkel telefonon me Putin

Për shkak të situatës dramatike në kufijtë e jashtëm të BE, kancelarja në detyrë, Angela Merkel ka zhvilluar një telefonatë me presidentin Putin të mërkurën për gjendjen në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë. Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Seibert, Merkel i ka thënë Putinit se “instrumentalizimi i migrantëve” nga Bjellorusia është johuman dhe i papranueshëm. Ajo i është drejtuar Putinit që të influencojë në këtë krizë ndaj regjimit autoritar të Lukashenkos.

Grenze Belarus Polen | Migranten-Lager

Kremlini kishte fajësuar më parë BE për krizën e migrantëve në kufirin polak-bjellorus, duke thënë se BE po dështon në respektimin e vlerave të saj humanitare. Por BE dhe qeveria polake akuzojnë pushtetmbajtësin bjellorus, Aleksander Lukashenko, se po lejon qëllimisht fluturime të njerëzve nga zonat e krizës për t’i kontrabanduar ata në BE. Gjendja në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë mbetet e tensionuar./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *