“Kriza e refugjatëve në rritjen më të shpejtë në Evropë që nga LIIB”, Agjencia e refugjatëve të OKB-së: Më shumë se 1.5 milion njerëz kanë kaluar nga Ukraina në vendet fqinje

Më shumë se 1.5 milionë refugjatë nga Ukraina kanë kaluar në vendet fqinje në 10 ditë, tha të dielën komisioneri i agjencisë së refugjatëve të OKB-së, Filippo Grandi.

Në një postim në Twitter, Grandi e quajti atë “kriza e refugjatëve në rritje më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme e Gjermanisë i tha CNN se rreth 38,000 njerëz kanë mbërritur në vend nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Policia Federale Gjermane regjistroi 37,786 refugjatë nga vendi i shkatërruar nga lufta që nga e diela, tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme për CNN.

Megjithatë, duke pasur parasysh mungesën e kontrolleve kufitare midis Polonisë dhe Gjermanisë, numri aktual i njerëzve që vijnë mund të jetë dukshëm më i lartë, tha ministria.

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë Nancy Faeser i tha gazetës gjermane “Bild am Sonntag” se Gjermania do të presë refugjatët që ikin nga lufta në Ukrainë, pavarësisht nga kombësia e tyre.

“Ne duam të shpëtojmë jetë. Kjo nuk varet nga pasaporta,” i tha Faeser gazetës gjermane.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.