Kriza ekonomike në Turqi, emërohet ministri i ri i Financave

14:15 02/12/2021

Ndryshimi i fundit i Erdogan pasi monedha turke humbi rreth 40% të vlerës së saj

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka emëruar Nureddin Nebati si  ministrin  e ri të Financave dhe thesarit i cili zëvendëson kështu paraardhësin Lutfi Elvan.

Nebati, i cili shërbeu tre vjet si zëvendësministër i Financave, tha se Turqia kishte kërkuar prej vitesh të zbatonte një politikë të normave të ulëta, por ishte përballur me kundërshtime të forta.

Këtë herë, ne jemi të vendosur ta zbatojmë atë”, shkroi ai në Twitter, duke shtuar se nuk kishte “asnjë problem” me mbajtjen e normave të interesit të ulëta në kushtet aktuale të tregut.

Nga mediat dhe politikanët e opozitës ditët e fundit ishte pritur dhe diskutuar gjerësisht largimi i Elvanit i cili ka qëndruar në detyrë gati një vit. Largimi i tij shënon ndryshimin e fundit të Erdogan të zyrtarëve në pozicionet kryesore ekonomike, ndërsa brenda dy viteve të fundit ka shkarkuar tre guvernatorëve të bankës qendrore.

Monedha turke ka humbur rreth 40% të vlerës së saj që nga fillimi i vitit. Thuajse te çdo artikull ka patur një rritje çmimesh duke rënduar xhepat e qytetarëve. Sipas ekspertëve të ekonomisë, keqmenaxhimi dhe pasiguria e politikave e kanë rritur inflacionin dhe kanë ulur investimet e huaja.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *