Kriza energjetike/Japonia dërgon cisterna të gazit natyror në Evropë

kriza energjetike japonia dergon cisterna te gazit natyror ne evrope
kriza energjetike japonia dergon cisterna te gazit natyror ne evrope

Qeveria japoneze ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të ofruar një pjesë të rezervave të saj të gazit natyror (LNG) për të zbutur krizën energjetike në Evropë, në vazhdën e tensioneve gjeopolitike në kufirin me Ukrainën.

Ministri i Ekonomisë Koichi Hagiuda takoi përfaqësuesen e BE-së në Japoni, Patricia Flor dhe ambasadorin e ri të SHBA-së, Rahm Emanuel, duke siguruar furnizimin me kërkesën fillestare të Shteteve të Bashkuara.

Disa cisterna me gaz natyror të lëngshëm do të mbërrijnë në Evropë muajin e ardhshëm, tha Hagiuda, pa specifikuar sasitë.

Tokio do t’u kërkojë kompanive vendase të vënë në dispozicion furnizime të gatshme për konvertim për kompanitë nga Kontinenti i Vjetër, duke siguruar që ato të mbajnë rezerva të mjaftueshme në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts