Kriza energjetike/ Kush janë zyrtarët e kallëzuar në SPAK, PD: E blenë energjinë 10 milionë euro më shumë se çmimi në treg








Mariglen Kume/ Partia Demokratike kallëzoi penalisht dje në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar drejtuesit e KESH-it, Ergys Verdho, atë të OSHEE-së, Ardian Çela, dhe administratoren e Furnizuesit të Tregut të Lirë, Erina Rexhepi.

tabaku-alibeaj-1100x620

Dy nënkryetarët e PD-së, një me formim ekonomik dhe një me formim juridik, Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj dhe këshilltari ligjor Marash Logu depozituan në mesditë dje padinë, ndërsa në dalje Tabaku u akuzoi drejtuesit e KESH-it dhe të OSHEE-së se kanë blerë 10 milionë euro më shtrenjtë një sasi energjie sesa ishte në treg.

“Sot ne depozituam një kallëzim për 3 drejtuesit e 3 enteve publike, zotin Adrian Çela, zotin Ergys Verdho, zonjën Erina Rexhepi, të tre përgjegjës për krizën e korrupsionit për krizën e menaxhimit dhe për krizën që do të përjetojnë qytetarët shqiptarë në ditët e ardhme si rezultat i veprimeve korruptive të këtyre individëve nëse sektorin energjetik.

Qeveria shqiptare nëpërmjet këtyre 3 institucioneve shiti energjinë me rreth 60 euro, ndërkohë që e bleu pak javë më parë me 240 deri në 260. Edhe më lart se tregu. Ne kemi sjellë një shembull këtu që u vendos në dispozicion në fakt nga media, i cili dëmi ekonomik është 10 milionë euro vetëm për një nga lotët. Vetëm për një nga tenderët është 10 milionë euro”, tha Tabaku.

Më i rëndë është bilanci sipas nënkryetares së PD-së, nëse do të llogaritësh edhe kursimi i mundshëm i parave nëse do ishin menaxhuar me eficiencë kaskadat.

“Ndërkohë, bëhet fjalë për të gjithë periudhën, nëse do të ishte përdorur ajo sasi energjie që prodhohet këtu në Shqipëri nga prodhimet tona hidrore do të t’i kishim kursyer buxhetit të shtetit për të gjithë periudhën që po flasim 150 milionë euro. Unë e di që këto janë shifra të jashtëzakonshme. Kur flet me qytetarët shifra miliona euro janë jashtëzakonisht të larta, por këto janë asgjë krahasuar me ato që ka përjetuar ky sektor, me vjedhjet që kanë ndodhur atje, me rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe me rritjen që do të sjellë në muajt në vijim në zinxhirin e ekonomisë rritja që do t’i bëjë Kryeministri Rama energjisë elektrike për bizneset e mesme dhe bizneset e mëdha”, vijoi Tabaku.

SHKELJET LIGJORE

Ndërkohë, nënkryetari Enkelejd Alibeaj paralajmëroi se pas kallëzimit të djeshëm do të ketë edhe të tjerë dhe u ndal te shkeljet ligjore që kanë kryer drejtuesit e enteve përkatëse.

“Ky është i pari kallëzim që sapo depozituam duke respektuar të gjitha proceduarat edhe në rrugë korrespondence besoj juve që jeni këtu e kuptoni edhe i dini rregullat e depozitimit të kallëzimit përveç mënyrës fizike. Është një kallëzim, i cili siç e dhe zonja Tabaku e tha, i drejtohet tre drejtuesve të lartë administrativë, të cilët sot kanë në dorë energjinë e shqiptarëve, korrupsionin mesa duket, Adrian Çela, drejtori i “OSHEE Grup”, Ergys Verdho, administrator i korporatës energjetike shqiptare “KESH”, Erina Rexhepi, me detyrë administrator i furnizuesit të tregut të lirë. Sepse do të duhet që serioziteti i këtij aksioni politiko-juridik t’jua bëj me dije juve dhe të gjithë publikut. Shpërdorim detyre, korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, moskallëzim krimi, të gjitha këto të kryera nën formën e grupit të strukturuar kriminal”, tha Alibeaj

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *