Kriza energjetike, qeveria franceze merr masa, 100 euro për miliona banorë. Ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria e Francës ka nisur të lëshojë ndihmat e para për qytetarët, pas paralajmërimit për krizë energjetike.

Qeveria njoftoi se do të japë 100 euro ekstra për çdo shtetas, të ardhurat mujore të të cilëve janë 2 mijë euro ose më pak.

“Konsiderojmë se kjo rritje e çmimeve dhe ky inflaicon do të jetë i përkohshëm. Nuk mund t’ua them se deri kur do të zgjasë, por do të jetë i përkohshëm. Është e pashmangshme dhe po ndodh, prandaj nuk mund ta pengojmë këtë rimëkëmbje”, u shpreh kryeministri francez, Jean Castex.

Çeku i parë do të shkojë për punonjësit e biznesit në fund të dhjetorit. Nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do ta marrin atë në fillim të 2022. Megjithatë, për qytetarët, 100 euro nuk është ndonjë ndihmë e madhe.

“Mendoj se është e padobishme dhe jo mjaftueshëm. Është për të ardhur turp, pasi ata duhet të gjejnë një zgjidhje reale dhe jo të japin lëmoshë.”

“Shumica e francezëve kanë kërkuar çdo vit për një rritje të pagës minimale, që të mbulojë dhe inflacionin, por në fund, mund ta shikoni qartë se me 1250 euro, nuk jeton mirë, vetëm mbijeton. Kështu që kjo nuk ndryshon asgjë”, thotë një student.

“Iniciativa është e mirë dhe e ndjerë, por është një pikë uji në oqean”, shprehet një udhëtare.
Asistenca prej 100 eurosh nuk do të taksohet dhe do t’i kushtojë qeverisë franceze 3.8 miliardë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *