Kriza energjitike/ Ministrja Balluku prezanton planin e qeverisë: Do të fikim dritat në disa akse rrugore. Ja thirrja për bashkitë






Për të kursyer energjinë elektrike, qeveria ka miratuar një plan masash, e cila konsiston në reduktimin e energjisë në disa akse rrugore apo institucione.

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se importi i energjisë do të jetë më i madh sesa prodhomi vendas. Po ashtu ministrja u shpreh se i kanë kërkuar ARRSH që të ndërpresë ndriçimin në akset automobilistike kombëtare.

Balluku garantoi se nuk do te preken akset që cënojnë sigurinë rrugore, ndërsa theksoi se çmimi i energjisë nuk do te ndryshojë.

“I kemi kërkuar ARRSH që të ndërpresë ndriçimit në akset kombëtare. Do përmend disa prej tyre, aksi Tiranë-Durrës, By Passi i Durrësit Plepa – Kavajë-Rrogozhinë, Qafë e Kasharit- Rinas, Lin-Pogradec, By Passi i Shkodrës, Korçë-Ersekë, Ura Kajdarit-Qafë Gjashtë. Gjithashtu do të këtë një ndërprerje edhe në akset kombëtare të ndriçuara në degëzim, si By Passi i Fierit, me hyrje daljet, Lezhë-Shëngjin me degëzimet dhe Shkodër-Hani i Hotit me degëzimet e tij. Nuk do të preken rrugët që cënojnë sigurinë rrugore, si rrethrrotullimi Rrogozhinë Lushnje, Shkodër-Hani i Hotit, Lezhë-Kakariq. PO ashtu i kemi bërë kërkesë institucioneve lokale”, tha Balluku.

Nga ana tjetër ajo tha se do të kërkohet nga bashkitë që pas orës 00:00 të ndërpresin energjinë e pa nevojshme. Balluku theksoi se duhet të kursejmë energji, pasi çmimet e importit janë të larta dhe nuk duhet të futemi në situatën që të na ndërpritet shërbimi i energjisë gjatë periudhave të ndryshme të ditës.

“Duke nisur nga ora 12 e natës do i kërkohet Bashkive që të ndërpresin ndriçimin, për ato që nuk janë të domosdoshme. Do i drejtohemi importit. Në një situatë hidrike që pak a shumë është e tillë në të gjithë rajonin. Flasim për cikël të mbyllur, gazi dhe nafta janë me çmime të larta. Për këtë arsye do të na duhet të konsumojmë sa më pak energji, për të mos patur mungesë. E kemi përsëritur disa herë dhe ndoshta është argument që duhet ndarë. Qeveria ka vendosur qe te mbroje familjet dhe bizneset e vogla. Nuk do te këtë rritje çmimesh, por duhet te kuptojmë se duhet te kursejmë”, u shpreh Balluku.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.