Kriza humanitare në Ukrainë, OKB: 18 mln njerëz kanë nevojë për ndihmë

kriza humanitare ne ukraine okb 18 mln njerez kane nevoje per ndihme

Sipas OKB-së, situata humanitare në Ukrainë do të përkeqësohet nëse trendi aktual vazhdon dhe planifikon të sigurojë ndihmë humanitare për 11 milionë ukrainas këtë vit.

Kështu ka thënë Saviano Abreu, përfaqësues i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në Ukrainë, në një intervistë për Interfax-Ukraine, siç raporton agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform.

“Invazioni rus në shkallë të plotë ka çuar në një krizë të rëndë humanitar. 18 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare. Ata janë pothuajse gjysma e njerëzve që janë aktualisht në Ukrainë. Ne presim që deri në fund të vitit të rrisim volumin e ndihmës humanitare dhe t’i ofrojmë 11 milionë njerëzve ndihmë. Qëllimi ynë është të ndihmojmë të paktën 11 milionë njerëz nga mbi 18 milionë që kanë nevojë për ndihmë”, tha Abreu. Sakaq, ai theksoi se dimri po afron dhe kjo do të krijojë rreziqe të reja dhe do të rrisë nevojat e njerëzve.

Sipas të dhënave të OKB-së, 7.3 milionë ukrainas morën ndihmë humanitare në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts