Kriza klimatike do tkurrë ekonomitë e G7

20:00 07/06/2021

Vendet më të industrializuara do të humbin 5 trilionë dollarë deri në vitin 2050

Ekonomitë e vendeve të pasura do të tkurren dy herë më shumë sesa në krizën Covid-19 nëse nuk arrijnë të trajtojnë emetimet në rritje të gazeve serë.

Kjo vjen pas një hulumtimi të kryer nga Oxfam dhe Swiss Re Institute teksa raporton se vendet e G7 do të humbasin 8.5% të PBB-së në vit, ose gati 5 trilionë dollarë.

Sipas studimit, brenda 30 viteve nëse temperaturat rriten me 2.6 gradë Celsius atëherë këto vende do të pësojnë humbje. Ekonomitë e G7 ranë me rreth 4.2% në pandeminë e koronavirusit dhe humbjet nga kriza e klimës deri në vitin 2050 do të ishin afërsisht në shkallën e vuajtjes së një krize.

Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar do të humbte 6.5% në vit deri në vitin 2050 mbi politikat dhe parashikimet aktuale, krahasuar me 2.4% nëse përmbushen qëllimet e marrëveshjes së klimës në Paris .

Kombet e tjera do të goditen shumë më keq, përfshirë Indinë, ekonomia e së cilës do të tkurret me një të katërtën,  Australia do të pësojë një humbje prej 12.5% ​​të prodhimit, ndërsa Koreja e Jugut do të humbë gati një të dhjetën e potencialit të saj ekonomik.

Drejtuesit e vendeve të G7  si Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Japonia, Kanada, Franca, Gjermania, Italia dhe BE do të takohen në Cornwall të Premten për të diskutuar ekonominë globale, vaksinat Covid-19, taksat mbi biznesin dhe klimën. Mbretëria e Bashkuar po u bën thirrje të gjitha vendeve të paraqiten me premtime më të ashpra për karbonin në mënyrë që të përmbushin synimet e Parisit për të kufizuar ngrohjen globale në shumë më pak se 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. 

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *