Kriza/ Kosova dy orë pa drita çdo ditë, nga sot nis reduktimi i energjisë elektrike

kriza kosova dy ore pa drita cdo dite nga sot nis reduktimi i energjise elektrike
kriza kosova dy ore pa drita cdo dite nga sot nis reduktimi i energjise elektrike

Nga e hëna qytetarët e Kosovës do të përballen me reduktime të energjisë elektrike, ka bërë të ditur Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS). Reduktimet, sipas KEDS-it, do të nisi nga ora 08:00 dhe konsumatorët do të kenë gjashtë orë energji elektrike dhe dy orë reduktime. “Nga nesër, vendi do të furnizohet vetëm nga prodhimi vendor”, tha KEDS përmes një njoftimi të dërguar në orët e vona të së dielës.

KEDS u arsyetua se vendimi për reduktime është marrë për shkak se nuk ka mundësi financiare për blerjen e energjisë nga jashtë, pasi çmimet në tregjet ndërkombëtare janë rritur shumë. Njoftimi për nisjen e reduktimeve vjen pasi më 9 gusht, KEDS kishte kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) të shtrenjtojë tarifat e rrymës.

Muajin e kaluar, KEDS kishte paralajmëruar një dimër “shumë të pasigurt” për shkak të krizës energjetike që ka prekur Evropën. Në njoftimin e 14 gushtit, KEDS tha se për shkak të rritjes së çmimeve të importit, kjo kompani dhe KESCO vitin e kaluar e kishin përmbyllur vitin me mbi 46 milionë euro humbje. Edhe vitin e kaluar, Kosova është prekur nga kriza energjetike, teksa konsumatorët janë përballur me reduktime dhe shtrenjtim të tarifave.

Dy termocentralet në Obiliq, Kosova A dhe B mund të prodhojë energji deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e konsumatorëve, gjatë dimrit, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë. Në Kosovë, rreth 94 për qind e energjisë prodhohet nga djegia e thëngjillit, ndërsa rreth 6 nga burimet e ripërtërishme sikurse hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet diellore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts