Kriza në Ukrainë, Biden telefonon Putin

19:56 12/02/2022

Përfundoi pa rezultat biseda mes Putin dhe Macron

Teksa rreziku për nisjen e një lufte mes Ukrainës dhe Rusisë bëhet gjithnjë e më prezent, liderët botëror kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për ta zgjidhur krizën me rrugë diplomatike.  Pas vizitës që zhvilloi në fillim të javës në Moskë dhe Kiev, presidenti francez Emanuel Makron zhvilloi këtë të shtunë një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimit Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov konfirmoi për mediat se biseda telefonike zgjati për më shumë se 90 minuta, por ai nuk dha asnjë detaj mbi përbajtjen e saj. Media britanike “The Guardian” duke cituar burime pranë presidencës franceze bëri të ditur se “biseda u fokusua në perpjekjet për uljen e tensioneve në krizën rreth Ukrainës, ndërsa Macron u shpreh se “bisedimet apo negociatat e sinqerta, janë të papajtueshme me aktet që ka ndërmarrë Rusia ndaj Ukrainës”.

Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin mësohet të jetë shprehur gjatë bisedës telefonike se “Akuzat kundër Rusisë për planet e pushtimit të Ukrainës janë “spekulime provokuese”. Gjithashtu rreth orës 17 ka nisur edhe biseda telefonike e kërkuar nga Washingtoni mes Presidenti Amerikan Xho Bajden po zhvillon me presidentit Putin. Më herët pa rezultat përfundoi edhe një bisedë tjetër telefonike mes Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe ministrit të Jashtëm rus Serghei Lavrov.

Ndërkohë agjencia e lajmeve ruse TASS duke cituar burime nga Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se një nëndetëse e Marinës së SHBA-së hyri në ujërat territorial ruse në zonën e paqësorit. TASS raportoi se ajo u detyrua të largohet nga flota ruse. Mes tensioneve në rritje së fundmi thuajse të gjitha shtetet perëndimore u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.