Kriza në Ukrainë, Blinken telefonon Lavrov

15:39 12/02/2022

Moska: Alarmi për luftë, sajesë e Perëndimit

Rusia e konsideron sajesë të Perëndimit alarmin e dhënë se sulmi ndaj Ukrainës mund të ndodh shumë shpejt. Ministria e Jashtme ruse në një reagim zyrtar i konsideroi të pavërteta lajme e tilla, të cilat sipas saj po bëhen me qëllimin e vetëm për të mbuluar agresionin e tyre.

Ndërsa në terren konflikti duket se do të shpërthejë shumë shpejt, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken Blinken zhvilloi një tjetër bisede telefonike këtë të shtunë me homologun e tij rus, Sergei Lavrov.

Sipas mediave ruse, Lavrov i ka ripërsëritur edhe një herë Sekretarit Amerikan të Shtetit se përgjigjia SHBA-së dhe NATO-s ndaj propozimeve të Rusisë për garancitë e sigurisë injoron dispozitat themelore për Moskën.

Gjithashtu Blinken ka telefonuar edhe ministrin e Mbrojtjes ukrainas Dimitro Kuleba për t’i riafirmuar mbështetjen e SHBA. Më tej Blinken ka kërcënuar me sanksione të rënda kundër Rusisë nëse Putin urdhëron një sulm mbi Ukrainën.

“Nëse Presidenti Putin vendosë të ndërmarrë veprime ushtarake, ne do të vendosim me shpejtësi sanksione të rënda ekonomike mbi Moskën, në koordinim me aleatët tanë ndërkombëtarë”.

Ditën e sotme gjithashtu do të mbahet një bisedë telefonike mes Presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.

Mes tensioneve në rritje, së fundmi është bërë e ditur se SHBA do të evakuojë stafin e tyre diplomatik nga ambasada në Kiev.  Mes vendeve që i’u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen ditën e sotme janë Gjermania, Spanja dhe Britania.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts