Kriza në Ukrainë/ Macron takon Putin në Moskë: Bisedimet synojnë të de-përshkallëzojnë tensionet

Udhëheqësit botërorë po shtojnë përpjekjet për të ulur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa frika për një pushtim të mundshëm të Ukrainës është në rritje.

Presidenti francez Emmanuel Macron,  shpreson se lufta mund të shmanget, ndërsa është takuar edhe me liderin rus, Vladimir Putin në Moskë.

Presidenti Macron shpreson të shmangë luftën. Ai është lideri i parë perëndimor i profilit të lartë që takohet me Putin që nga fillimi i tensioneve të fundit mbi Ukrainën në dhjetor.

Ndërsa bisedimet filluan, presidenti rus vlerësoi Macron për përpjekjet e tij për t’i dhënë zgjidhje krizës në Ukrainë.

Ndërkohë, Macron tha se shpresonte të shmangte një luftë dhe se bisedimet synonin të de-përshkallëzojnë tensionet dhe të ndërtojnë elemente besimi, stabiliteti dhe dukshmërie për të gjithë.

Franca aktualisht mban presidencën e radhës të BE-së. Të martën, Macron do të udhëtojë për në kryeqytetin ukrainas, Kiev, për bisedime me Presidentin Volodymyr Zelensky.

Nga ana tjetër në Uashington, presidenti i SHBA Joe Biden, priti kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe tha se ata ishin në hapa për të adresuar agresionin rus.

Rusia aktualisht ka më shumë se 100,000 trupa të grumbulluara në kufijtë e Ukrainës.

Fuqitë perëndimore e akuzojnë atë për planifikimin e një pushtimi, diçka që Rusia e ka mohuar vazhdimisht.

Zyrtarët amerikanë në një deklaratë të dhënë të dielën, bënë me dije se Rusia ka mbledhur 70% të forcave ushtarake, të nevojshme për një pushtim në shkallë të plotë .

Në javët e fundit, Moska ka kërkuar që aleanca ushtarake perëndimore NATO, të ndalojë Ukrainën që të bëhet anëtare e saj dhe që grupi të shkurtojë numrin e trupave të saj në Evropën Lindore.

NATO i ka hedhur poshtë të dyja kërkesat. Në vend të kësaj, ajo ka sugjeruar bisedime për fusha të tjera, si kufizimi i armëve bërthamore.

Tensionet midis Rusisë, Ukrainës dhe Perëndimit vijnë gati tetë vjet pasi Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës dhe mbështeti një rebelim të përgjakshëm në rajonin lindor të Donbasit.

Moska akuzon qeverinë ukrainase për dështimin në zbatimin e marrëveshjes së Minskut, një marrëveshje ndërkombëtare e sponsorizuar nga Gjermania dhe Franca për të rivendosur paqen në lindje, ku rebelët e mbështetur nga Rusia kontrollojnë një pjesë të territorit dhe të paktën 14,000 njerëz janë vrarë që nga viti 2014.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.