Kriza në Ukrainë, ministri i mbrojtjes thirrje ndërkombëtarëve: Bllokoni hyrjet e anijeve ruse në porte

Ministri i Mbrojtjes, Oleksly Reznikov bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtar të ndërmarrë veprime më të forta ndaj Rusisë. Ukraina kërkon që të kufizohen hyrjet e anijeve ruse në porte.

“Tani ne po presin një përgjigje të përbashkët, të ndalohet hyrja e anijeve ruse në portet ndërkombëtare”, ka thënë Reznikov.

Ndërkohë nga ana e saj ushtria Ukrainase ka deklaruar se marina është e gatshme për çdo zhvillim apo sfidë që mund të vijë nga ana e Moskës.

Sakaq javët e fundit Ukraina ka marrë ndihmë ushtarake nga aleatët e NATO-s, për të forcuar mbrojtjen e saj pas grumbullimit nga Rusia të më shumë se 100,000 trupave parë kufirit Ukrainas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *