Kriza në Ukrainë/ Nënkryetari i Komisionit të BE-së: Po përgatitemi për një valë refugjatësh nëse rast se Rusia do të nisë pushtimin

Bashkimi Europian po përgatitet për një valë refugjatësh në rast se Rusia do të pushtojë Ukrainën.

“Mes tensioneve dhe konflikteve, ekziston frika se numri i refugjatëve mund të arrijë deri në një milion njerëz”, kështu është shprehur nënkryetari i Komisionit të BE-së, Margaritis Schinas.

“Nëse do të ketë diçka të tillë, një pushtim të Ukrainës, vala e refugjatëve mund të arrijë nga 20 mijë në mbi një milion refugjatë”, thotë ai.

Gjithashtu ai ka theksuar se aktualisht ka 20, 000 qytetarë të BE-së që jetojnë në Ukrainë dhe se ata do të kenë nevojë për mbështetje në rast evakuimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.