Kriza në Ukrainë, rusët takohen me NATO-n

[embedded content][embedded content]

20:36 12/01/2022

“Jo ultimatume, por mos u zgjeroni në lindje”

Rusia parashtroi këtë të mërkurë në Bruksel kërkesat e saj për marrjen e garancive nga të gjithë aleatët e NATO-s se nuk do të ketë zgjerim në lindje të Europës.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg priti zëvendësministrin e jashtëm rus Alexander Grushko në përpjekje për të zbutur tensionet më të ashpra mes lindjes dhe perëndimit që nga Lufta e Ftohtë pas grumbullimit të trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Pala ruse hodhi poshtë shqetësimet e shprehura nga Shtetet e Bashkuara se mund të jetë duke planifikuar të pushtojë fqinjin e saj. Ajo këmbënguli se nuk bëhet fjalë për ultimatume, por kërkesë për garanci se NATO nuk do të shtrihet në republikat ish-sovjetike që Moska i konsideron si oborrin e saj.

Ne krahun tjetër aleatët e NATO-s thonë se është Rusia ajo që nxiti krizën duke shprehur angazhim për vijimin e bisedimeve për të ç’tensionuar situatën. Shtetet e Bashkuara dhe NATO këmbëngulin se Moska duhet të nisë të largojë 100 mijë forcat e armatosura nga kufiri.

Aleatët perëndimorë janë të hapur për bisedime, por kërkesat e Moskës për të tkurrur aktivitetin si në vitin 1990 duke mos pranuar anëtarë të rinj janë të papranueshme.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.