SHBA ka kërcënuar se do të ndalojë hapjen e një tubacioni kyç që do të dërgonte gazin rus në Evropën Perëndimore, nëse Rusia pushton Ukrainën.
Nord Stream 2 do të kalonte nga Rusia në Gjermani dhe të enjten zyrtarët në Berlin thanë se projekti mund të përballet me sanksione nëse Rusia sulmon.
Aleatët perëndimorë thonë se do të synojnë ekonominë e Rusisë nëse ajo pushton dhe komentet e fundit sinjalizojnë një forcim të qëndrimit të tyre ndaj tubacionit fitimprurës.
Rusia mohon se po planifikon një sulm.
Por grumbullimi i dhjetëra mijëra trupave ruse në kufijtë e Ukrainës në javët e fundit ka nxitur tensionet dhe ka përshkallëzuar frikën e një pushtimi.
“Dua të jem shumë i qartë: nëse Rusia pushton Ukrainën në një mënyrë ose në një tjetër, Nord Stream 2 nuk do të ecë përpara”, tha për NPR zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al