Kriza shëndetësore në Brazil, mjekët kërkojnë bllokimin kombëtar

16:34 19/03/2021

Sistemi i kujdesit shëndetësor në Brazil është zhytur në krizën më të rëndë në historinë e tij, me mjekë të mbingarkuar dhe pacientë që vdesin ndërsa presin të lirohen shtretërit e kujdesit intensiv.

Ndërsa numri i përditshëm i infeksioneve dhe vdekjeve u rrit këtë javë, studiuesit nga instituti kryesor shëndetësor i Brazilit, Fiocruz, thanë se vendi më i madh i Amerikës së Jugut po përpallet me një katastrofë të pashembullt.

Njësitë e kujdesit intensiv Covid në të gjithë Brazilin tani janë në rrezik. Udhëheqësi i ekstremit të djathtë të Brazilit dhe aleatët e tij vazhdojnë të minimizojnë Covid-19, i cili deri më tani ka vrarë më shumë se 287,000 njerëz, numri i dytë më i lartë në botë.

Varianti më ngjitës P1, tani po përshpejtohet duke e rritur numrin e të vdekurve. Bolsonaro ka bërë të ditur se situata nuk është aq kritike nga sa raportohet. Në Campo Grande, situata është edhe më e rëndë.

Zyrtarët shëndetësorë në shtetin më të populluar të Brazilit, São Paulo, i kanë bërë thirrje ministrit të ri të Shëndetësisë të vendosë një bllokim kombëtar. Presidenti Bolsonaro ka kundërshtuar vazhdimisht masat e karantinës të prezantuara nga guvernatorët e shtetit, duke argumentuar se dëmi kolateral i ekonomisë është më keq se efektet e vetë virusit.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *