Kriza ukrainase, ndikim edhe tek zgjedhja e “shefit” të NATO-s

[embedded content][embedded content]

18:00 27/05/2023

Disa pretendete, por asnjë me mbështetje të gjerë

4 muaj para përfundimit përfundimit të mandatit të Jens Stoltenbergut si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, mbetet e paqartë se kush do e zëvendësojë. Është folur për disa emra, megjithatë duket se mungojnë kandidatët me mbështetje të gjerë, mes një sfide tepër të vështirë siç është kriza ukrainase.

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace deklaroi javën e kaluar se e lakmon këtë pozicion. Disa qeveri kërkojnë një grua si Sekretaren e Parë të Përgjithshme të NATO-s dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen po shfaqet si një pretendente serioze.

Emra të tjerë të diskutuar janë kryeministri veteran holandez Mark Rutte dhe spanjolli Pedro Sançez. Rutte këmbëngul se nuk e dëshiron këtë punë, ndërsa Sançez është i përqendruar tek zgjedhjet përgjithshme të këtij viti.

Analistët thonë se shumë pretendentë mund të jenë të papranueshëm për presidentin turk Tajip Erdogan. Turqia, së bashku me Hungarinë, po e pengojnë tani anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Mungesa e dukshme e kandidatëve me mbështetje të gjerë ngre mundësinë që mandati i Stoltenberg-ut të zgjatet përsëri, ndoshta deri në samitin tjetër të NATO-s në vitin 2024.

Stoltenberg ka thënë se nuk po kërkon të qëndrojë më gjatë se këto 9 vite, por nuk është shprehur se si do të përgjigjet nëse i kërkohet një gjë e tillë.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts