Kriza ushqimore në Korenë e Veriut, FAO: Situata mund të bëhet problematike muajin e ardhshëm

Koreja e Veriut prej javësh, po përballet me një mungesë të theksuar ushqimi.

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) ka parashikuar se vendi mund të përjetojë një periudhë edhe më të rënduar muajin e ardhshëm.

Vendi i varfër, i cili është nën sanksione më ndërkombëtare për shkak të armëve bërthamore dhe raketave balistike, ka luftuar për një kohë të gjatë për të ushqyer popullatën e tij, duke vuajtur nga mungesa kronike e ushqimit.

Vitin e kaluar, pandemia e koronavirusit dhe një seri stuhish e përmbytjesh verore ushtrojnë edhe më shumë presion mbi një ekonomi në rënie gjersa Pyongyang pranoi muajin e kaluar se ka “krizë ushqimore”. Koreja e Veriut parashikohet të prodhojë një “nivel pothuajse mesatar” prej 5.6 milionë ton grurë këtë vit, sipas një raporti të FAO.

Kjo është rreth 1.1 milion ton më pak se sasia e nevojshme për të ushqyer të gjithë popullsinë dhe me importe tregtare të planifikuara zyrtarisht në 205 mijë ton, Koreja e Veriut ka të ngjarë të përballet me një mungesë ushqimi prej rreth 860 mijë ton. Kujtojmë se dhe në vitet 1990 pas rënies së Bashkimit Sovjetik, i cili ishte mbështetja e tij kryesore, Koreja e Veriut kishte një mungesë ushqimi dhe qindra mijëra njerëz vdiqën nga uria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *