“Krizë” lindjesh në Francë, Macron ngjall debat me planin e tij: Test fertiliteti i detyrueshëm

krize lindjesh ne france macron ngjall debat me planin e tij test fertiliteti i detyrueshem

Autori: Enxhi Dogjani

10:10 09/02/2024

Franca po përballet me një sfidë të madhe…Prej një dekade tashmë ka pasur rënie të theksuar të numrit të lindjeve, në 2023-in 7% më pak se vitin paraardhës. Edhe qeveria është tejet e shqetësuar lidhur me fenomenin, aq sa Presidenti Emmanuel Macron, ka njoftuar një plan të ri për atë që ai e quan “riarmatim demografik” duke përfshirë testimin e fertilitetit pë ata të moshës 25 vjeç. Në retorikën e përhershme politike të francezëve, niveli i lindjeve në vend ka qenë temë e prekur pasi ata e shohin si një faktor shumë të rëndësishëm që Franca të konkurrojë ndërkombëtarisht.

Megjithatë ky plan i Macron po shihet me skepticizëm nga shumë qytetarë. Ka prej tyre që e konsiderojnë një ndërhyrje në jetën dhe zgjedhjet e tyre personale. Edhe vetë Macron, 46 vjeç, nuk është bërë ende baba.

Numri i njerëzve që thurin plane për fëmijë në moshën 25 vjeçare është jashtëzakonisht i ulët, mosha mesatare kur gratë franceze sjellin në jetë një fëmijë është 31 vjeç.

krize lindjesh ne france macron ngjall debat me planin e tij test fertiliteti i detyrueshem

Në mediat franceze, artikujt janë të shumtë mbi këtë “nismë” të qeverisë. Shpesh herë cilësohet edhe si paragjykim për rënien e fertilitetit.

Shkalla aktuale e fertilitetit në Francë është 1 fëmijë për 1 grua, por në bazë të sondazheve konfigurimi ideal i francezëve për një familje është të pasurit dy fëmijë. Por nuk duhet lënë mënjanë fakti që shumë prej tyre nuk kanë dëshirë të bëhen prindër. Kjo gjë hedh poshtë dhe teorinë e problemeve me fertilitetin, të paktën ashtu siç qeveria atje pretendon.

Në mediat e huaja shkruhet se mbase dhe ky fenomen lidhet me politikën, e cila mund t’i pengojë njerëzit të bëjnë fëmijë në rast se ka një pasiguri ekonomike, që nis që tek shërbimi në shkolla apo spitale. Hapi i parë në çdo plan kombëtar duhet të jetë angazhimi për ruajtjen e shpenzimeve për kujdesin ndaj fëmijëve.

Përshembull, Macronit iu deshën 4 vjet që t’i lejonte gratë të aksesonin teknologjinë riprodhuese të asistuar, të cilën aktivistët e LGBTQ+ e kishin kërkuar që kur martesat e të njëjtit seks u legalizuan në vitin 2013. Kjo vonesë bëri që shumë grave t’u mohohej mundësia për t’u bërë nëna. Deklaratat e Macron i bëjnë jehonë atyre të Giorgia Melonit, kryeministres së Italisë. Edhe ajo e ka cilësuar rritjen e lindjeve si një detyrë patriotike.

Ka një kontradiktë të madhe aktualisht në Francë. Si ka mundësi që “promovimi” i lindjeve në këtë shkallë vjen pikërisht pasi u miratua ligji i ri i ashpër ndaj emigrantëve.

krize lindjesh ne france macron ngjall debat me planin e tij test fertiliteti i detyrueshem 1

Dhe si mund të mos kujtojmë se gratë franceze me ngjyrë gjithashtu kanë marrë leksione për autonominë e tyre trupore? Mayotte, në Oqeanin Indian, është një nga rajonet e pakta franceze që ka përjetuar një rritje të lindjeve së fundmi. Megjithatë, në Mayotte, ku gratë janë kryesisht me ngjyrë, kjo nuk shihet si një aset, por një problem. Politika e synimit të fertilitetit të grave të varfra ka një paraardhës thellësisht shqetësues që lidhet me vitin 1970. Në atë kohë qindra gra abortuan pa dashur shtatzënitë e tyre, kohë kur aborti në Francë ishte i paligjshëm. Është e qartë se ka një qëndrim të dyfishtë. Shtatzënitë e të bardhëve në Francë janë tejet të dëshiruara, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për njerëzit me ngjyrë. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts