Kroaci, konfirmohen rastet e para me Omicron

14:23 06/12/2021

Në Kroaci, më 6 dhjetor janë konfirmuar dy rastet e para me variantin, Omicron të koronavirusit, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Zagreb.

“Nuk jemi tĂ« sigurt lidhur me burimin e infektimit e as nĂ«se kĂ«ta dy njerĂ«z kanĂ« udhĂ«tuar jashtĂ« vendit. BesojmĂ« se janĂ« infektuar gjatĂ« njĂ« takimi tĂ« punĂ«s nĂ« tĂ« cilin tĂ« dy personat kishin marrĂ« pjesĂ«â€, tha Bernard Kaiç, epidemiolog nĂ« Institutin KombĂ«tar tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ«.

Sipas tij në këtë takim të punës, kishte të pranishëm edhe mysafirë jashtë Kroacisë. Që nga shpërthimi i pandemisë në Kroaci janë regjistruar më shumë se 631 mijë raste të të infektuarve dhe mbi 11 mijë të vdekur.

Raportimet nga Afrika e Jugut, ku Omicroni u identifikua për herë të parë, dhe që atëherë po përhapet me shpejtësi edhe në shtete të tjera, sugjerojnë se ky variant mund të shkaktojë simptoma më të lehta krahasuar me variantet paraprake.

Omicroni besohet se është më ngjitës sesa variantet tjera, përfshirë variantin Delta, por shkencëtarët ende po punojnë për të kuptuar se sa efektiv është ky variant për të shmangur mbrojtjen nga vaksinat./REL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *