Krokodili vret dhe ha vajzën 8-vjeçare para shokëve të saj

21:26 18/10/2021

Suci Ramadhani, tetë vjeç, u gëlltit nga një krokodil në ishullin indonezian të Buru. Sipas raporteve ajo ishte duke u larë në lumin Teluk Kayeli me shokët të cilët ishin dëshmitarë kur ajo u rrëmbye nga zvarraniku.

Korpos Rahmad Namlea, një zyrtar kërkimi dhe shpëtimi në qytetin Ambon, tha për The Star se miqtë e vajzës së re e panë sulmin të ndodhte dhe ishin në shok të plotë nga incidenti.

Vendasit arritën shpejt në vendngjarje dhe filluan ta godisnin krokodilin e madh me një shtizë, ndërsa koka e vajzës ishte e dukshme brenda gojës së kafshës. Por Namlea i tha se kur ata prenë në barkun e krokodilit mbetjet e vajzës nuk ishin brenda. Mbetjet e saj u zbuluan vetëm dy ditë më vonë. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *