Kros dhe Myler si liderë, por emra të rëndësishëm lihen jashtë. Nagelsman bën publike listën e Gjermanisë për Europianin

kros dhe myler si lidere por emra te rendesishem lihen jashte nagelsman ben publike listen e gjermanise per europianin































Julian Nagelsamn ka bërë publike sot listën e plotë të futbollistëve që ka grumbulluar për pjesëmarrjen në Euro 2024, ku Gjermania është vendi organizator. Dhe ashtu siç ishte përfolur prej ditësh, pa emra të rëndësishëm që janë lënë jashtë listës së tij.

kros

Mats Humels, Leon Goretzka, Serzh Gnabri, Niklas Sule, Karim Adejemi dhe Timo Verner janë emrat më të rëndësishëm që nuk janë përfshirë në listën e trajnerit për Europanin, duke marrë vendime të guximshme pasi i ka zëvendësuar me të rinj këta lojtarë që kanë veshur për vite me radhë fanellën e përfaqësues.

Gjithsesi, liderët e skuadrës janë veteranët e saj, pasi Toni Kors kthehet përsëri për të përfaqësuar Gjermaninë, përkrah Tomas Myler i cili është prej vitesh një nga lojtarët që kryen rolin e liderit me apo pa shiritin e kapitenit në krah.

LISTA E GJERMANISË
Portierë: 
Manuel Nojer (Bajern Mynih), Mark-Andre ter Shtegen (Barcelona), Oliver Bauman (Hofenhajm), Aleksander Nybel (Shtutgart)

Mbrojtës: Valdemar Anton (Shtutgart), Benxhamin Hanrihs (Lajpcig), Xhoshua Kimish (Bajern Mynih), Robin Koh (Eintraht Frankfurt), Maksimilian Mitelshtad (Shtutgart), David Raum (Lajpcig), Antonio Rydiger (Real Madrid), Niko Shloterbek (Borusia Dortmund), Xhonatan Tah (Bajer Leverkusen)

Mesfushorë: Robert Andrih (Bajer Leverkusen), Kris Fyhrish (Shtutgart), Paskal Gros (Brajton), Ilkaj Gyndogan (Barcelona), Toni Kros (Real Madrid), Xhamal Musiala (Bajern Mynih), Aleksandar Pavloviç (Bajern Mynih), Florian Virtz (Bajer Leverkusen)

Sulmues: Maksimilian Baier (Hofenhajm), Niklas Fyllkryg (Borusia Dortmund), Kai Havertz (Arsenal), Tomas Myler (Bajern Mynih), Leroi Sane (Bajern Mynih), Deniz Undav (Shtutgart)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts