Kruja, Kanina, Orikumi, Apolonia, Lini – “Thesaret e Shqipërisë”, dokumentari që zbulon sekretet e vendit për BBC dhe qeveria në kinema

kruja kanina orikumi apolonia lini thesaret e shqiperise dokumentari qe zbulon sekretet e vendit per bbc dhe qeveria ne kinema
kruja kanina orikumi apolonia lini thesaret e shqiperise dokumentari qe zbulon sekretet e vendit per bbc dhe qeveria ne kinema

“Thesaret e Adriatikut-Shqipëria” nga profesore Betany Hughes një prodhim i gjigantit Britanik BBC ka shfaqur parapremierën në Tiranë. Mikpritja është një religjion te ju tha ajo në fjalën e mbajtur në kinema ndërsa për News 24 zbuloi njohjen me Shqipërinë.

“Në fillim e zbulova Shqipërinë si historiane, lexova për sitet e mrekullueshme dhe rrugën antike romake që lidhte lindjen me perëndimin dhe mendova që duhej të vija. 15 vite më parë, morëm një varkë me vazjat e mia të vogla dhe hyra në Shqipëri nga Korfuzi, vizitova Butrintin dhe rashë tërësisht në dashuri”tha historiani Bettany Hughes.

Në 45 minuta Hughes zbulon sekretet e bregut të Adriatikut duke ndjekur gjurmët e Jul Çezarit, shkon në portin romak të Orikumit, shfaq gjetjet arkeologjike të Apolonisë dhe sjell imazhet mahnitëse të kalave të Krujës, Kaninës e Porto Palermos, si edhe islamin paqësor të Beratit dhe yllin e Davidit ndërsa zhytet në ujërat e Linit për të gjetur gjurmët e palafiteve e gjithë kjo, në një kohë që në Britaninë e Madhe emigrantët e paligjshëm shqiptarë, nxitën debate politike.

“Ishte shumë e rëndësishme për mua të bëja këtë film për të treguar çfarë është vërtetë Shqipëria, sepse ka një perceptim sigurisht, një vend ku ka probleme e njerëzit duan të ikin. Por është vend i jashtëzakonshëm, me kulturë dhe mikpritje. Ka ndryshuar për mirë në këto 15 vite dhe unë zgjova për xhirime vendet që më na jepnin datime të ndryshme historike” pohoi Bettany Hughes.

Dokumentari zbulon ikonat, Onufrin, simbolet dhe gjurmët e luftrave përmes pamjeve fantastike të detit, maleve e gjireve. Për një historiane si Hughes, nuk para ka supriza, e megjithatë, Shqipëria I mësoi diçka të re.

“Më vjen turp në fakt që nuk e dija se në Shqipëri kishte më shumë hebrenj në fund të luftës se sa në fillim dhe kjo është diçka e pabesueshme që duhet thënë. Për mua, kjo ishte surprizë “-u shpreh historia Bettany Hughes.

Kryeministri me 6 ministra ishte i pranishëm në premierë, mes të cilëve dy minitrat e sapoemëruar. Ndërsa Ambasadori britanik foli për lidhjet mes dy vendeve dhe ministrja Margariti për javën kulturore, ministrja e Turizmit Kumbaro theksoi qasjen pozitive të Hughes ndaj Shqipërisë, ndërsa kryebashkiaku Veliaj e krahasoi me Edit Durham.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts