Kryebashkiakja e parë afgane: Po pres talibanët të më vrasin

16:58 17/08/2021

Talibanët pas 20 vite lufte kanë arritur ta pushtojnë Afganistanin duke marrë kontroll të plotë mbi të. Kjo ndodhi pikërisht dy javë para se SHBA të përfundonte tërheqjen e trupave.

E vetmja kryebashkiake femër nga Afganistani e quajtur Zarufa Ghafari përmes një postimi në Twitter është shprehur se ka humbur të gjitha shpresat, nuk ka asnjë zgjidhje për të dhe po pret talibanët që ta vrasin.

“Jam ulur duke pritur që ata të vijnë. Nuk ka asnjë njeri që të më ndihmojë mua apo familjarë të mi. Ata do të vijnë për njerëz si unë dhe do të më vrasin”, ka shkruar ajo. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *