Kryebashkiaku i Bucha: Rusët vranë 320 civilë

09:15 06/04/2022

Kryetari i bashkisë së Bucha tha për BBC se rreth 320 civilë u qëlluan për vdekje nga trupat ruse gjatë pushtimit të qytetit. Anatoli Fedoruk tha se kishte parë personalisht ekzekutimet e disa peronave nga forcat e Moskës.

“Kam parë disa episode,” tha Fedoruk. “Ishin tre makina civile që përpiqeshin të evakuoheshin drejt Kievit dhe ata u qëlluan brutalisht. Ishte një grua shtatzënë, burri i së cilës po bërtiste duke i kërkuar të mos e qëllonte, por ata thjesht e qëlluan brutalisht.”

Fedoruk gjithashtu pretendoi se forcat ruse kishin gjuajtur politikanë vendas gjatë pushtimit të tyre.

Ai i bëri thirrje ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ka mohuar akuzat për krime lufte nga trupat e Moskës, të “kalojë në qytetin Bucha dhe të shohë trupat e njerëzve të vdekur dhe të shikojë në sy familjet, nënat, burrat e tyre, fëmijë që mbetën jetimë”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts