Kryebashkiaku Llatja: Garantojmë ujë 24/h në 2025 dhe kompesojmë me 5/m3 ujë familje me ndihmë ekonomike

kryebashkiaku llatja garantojme uje 24 h ne 2025 dhe kompesojme me 5 m3 uje familje me ndihme ekonomike
kryebashkiaku llatja garantojme uje 24 h ne 2025 dhe kompesojme me 5 m3 uje familje me ndihme ekonomike

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja ka reaguar sot në mbledhjen e këshillit bashkiak të bashkisë së Elbasanit lidhur me qëndrimet e mbajtura nga grupet e këshilltarëve të opozitës lidhur me çështjen e rritjes së tarifës së ujit të pijshëm.

Llatja e ka cilësuar zhurmë politike dhe tentativë për të ndalur zhvillimin e Elbasanit, debatet e fundit të opozitës në Këshill Bashkiak.

Teksa në të gjithë qytetin po punohet për 24h ujë, tha Llatja, e vetmja që nuk do të shohë këtë është opozita.

Sipas tij, 13 milionë euro është investimi, i cili është shtrirë në të gjithë Elbasanin dhe brenda vitit 2025 do të garantojë 24 orë ujë të pijshëm.

Llatja tha se një herë e mirë do të hiqen depozitat nga tarracat e pallateve, të cilat, përveç se të shëmtuara jane edhe të dëmshme për shëndetin. Kryetari i Bashkisë sqaroi qytetarët se uji i pijshëm do të kompensohet për familjet me ndihmë ekonomike në masën 5 m3, sasi e mjaftueshme e një familje për nevojat e saj.

Llatja shtoi se Këshilli Bashkiak i Elbasanit nuk merr vendim për rritjen e çmimit të ujit, por jep pëlqimin dhe më pas ku vendim i takon ERRU.

“Pamë edhe sot një shfaqje të shëmtuar të disa personave të cilët për disa arsyet e veta e kanë nënvlerësuar maksimalisht Këshillin Bashkiak dhe përpiqen t’a bëjnë pis Këshillin Bashkiak, por dhe Bashkinë e Elbasanit.

Ne para disa vitesh nuk kemi qenë dakord, unë i pari bashkë me anëtarët e Këshillit Bashkiak për të ngritur cmimin e ujit, sepse kishte mungesa në investime në qytet. Patjetër duheshin investime që edhe ne të krijonim bindjen që këto investime të krijojnë një stabilitet jo vetëm për humbjen në rrjet, jo vetëm për heqjen e linjave të dyfishta në zonat të tëra që ne kemi në Elbasan, por të jepnin një garanci që investimi i ujit të pijshëm 24 orë në qytetin e Elbasanit është i mundur.

N.q.s. deri dje familjet me ndihmë ekonomike ujin e pijshëm e paguanin njësoj si familjet e tjera nga muaji korrik me të gjitha procedurat e AKUM të Tiranës ato do të përfitojnë 5 metra kub të parë pa pagesë, zero, është një shifër normale për konsumin e një familje në Elbasan. Kuptohet që mesatarja është 7 metra kub, por nëse arrijmë të subvencionohen dhe që të kursejmë edhe ujin, patjetër që kjo është e domosdoshme.

Patjetër që e gjithë kjo në sistemimin e faturimit dhe modelit të ri të AKUM janë mbi 4000 familje në Elbasan që përfitojnë drejtëpërdrejtë nga subvencionimi i cmimit të ujit. Kjo falë mbështetjes së qeverisë shqiptare e cila e ka futur këtë si model për subvencionimin e familjeve që janë në ndihmë ekonomike, apo në nevojë ekonomike.

Patjetër që edhe me rritjen që është propozuar nga Ujësjellësi dhe që miratohet nga Enti Rregullator i Ujit, dhe nuk miratohet nga Këshilli Bashkiak, dhe unë nuk e kuptoj pse anëtari i këshillit bashkiak gjatë të gjithë kohës e anashkaloi si procedurë ligjore. Këshilli Bashkiak i Elbasanit jep një mendim të vetin për propozimin që ka bërë Ujësjellës Kanalizime i Elbasanit dhe dhënia e mendimit pozitiv apo negative është një procedim që në fund merret në shqyrtim nga Autoriteti Rregullator i Ujit dhe nuk është Këshillit Bashkiak që e vendos. Nuk është e vërtetë, janë abuzime me dashekqësi për favorizim dhe për të penguar zhvillimin normal të qytetit dhe të bashkisë Elbasan.

Kemi disa vite që punojmë bashkë që kur ishin në këshillin e kaluar, që kemi miratuar marrëveshjen me KFV – në gjermane, ku qeveria shqiptare deklaroi për investime 12.5 milion euro për lagjet kryesore të ujësjellësit të Elbasanit, ne jemi qytetarë të Elbasanit dhe shohim që Elbasani është i gjithi kantier.

Ne i kemi kërkuar edhe ndjesë publike për shqetësimin që i kemi krijuar qytetarëve të Elbasanit për punimet që po bëhen në shumë rrugë tonat kryesore dhe në shumë rrugë të tjera të cilat do të hapen, për zgjidhjen një herë e mirë të problemit të ujit të pijshëm në lagjet kryesore të Elbasanit. Për të vazhduar me një projekt tjetër më mbrapa për sistemimin e të gjithë qytetit të Elbasanit me ujë 24 orë.

Ky është qëllimi ynë, ne këtë duam të ecim përpara! Nuk kemi dhënë mendim, nuk ka dhënë Këshilli Bashkiak mendim për rritjen e cmimit, por ka dhënë mendim për vazhdimin e investimeve. Ne të gjithë kur kemi miratuar me ligj marrëveshjen me KFV – në gjermane, ato që e kanë parë ata që e kanë dashur ta shohin, e shohin atë që një nga kushtet tona ka qënë të vendosura nga donatorët dhe nga pjesa e qeverisë që nga kushtet kryesore është që uji në Elbasan të faturohet sa më afër cmimit real që ka”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts