Kryebashkiaku nuk i këshillon ende banorët që të rikthehen në Kiev

11:42 17/05/2022

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko vijon të këshillojë banorët që kanë ikur në një vend më të sigurt që të qëndrojnë atje, në vend që të kthehen në kryeqytetin e Ukrainës. “Ne nuk mund të garantojmë 100% siguri për të gjithë,” tha kryebashkiaku për BBC World.

Forcat ruse janë larguar nga Kievi dhe e kanë ripërqendruar sulmin e tyre në lindje të vendit, pasi u larguan nga zonat përreth kryeqytetit më herët gjatë pushtimit.

Klitschko tha se qyteti po “kthehej ngadalë në jetë” me kafenetë dhe baret që po rihapen, por paralajmëroi se Kievi mbeti “një objektiv për agresorët rusë” me sirenat për sulme ajrore që bien ende dhe shtetrrethim gjatë natës.

Ai shtoi se të paktën një milion nga popullsia e Kievit para luftës nuk është kthyer ende në qytet dhe tha se Kievi ishte “ende bosh”. Kryeqyteti është shkatërruar nga lufta, infrastruktura është dëmtuar dhe papunësia po vjen në rritje./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.