Kryebashkiaku Veliaj pret homologun e Portos dhe u dhuron Kullën e Sahatit: Turistët nga Portugalia, tregues të miqësisë mes dy vendeve

kryebashkiaku veliaj pret homologun e portos dhe u dhuron kullen e sahatit turistet nga portugalia tregues te miqesise mes dy vendeve

































Kryebashkiaku, Erion Veliaj priti sot në takim homologun e tij, kryebashkiakun e Portos, Rui Moreira, në Bashkinë e Tiranë.

7a502bea-184e-4748-bbd1-d36d60d0fba8

Veliaj i dhuroi Kullën e Sahatit dhe e cilësoi Moreiran mik të madh të vendit tonë, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit për një skuadër të përbashkët mes dy bashkive.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që, një mik shumë i madh i Tiranës dhe i Shqipërisë, Rui Moreira, kryetari më model sot në Europë për transformimin që i ka bërë qytetit të Portos, është këtu me ne. Çfarë koinçidence e bukur sepse sot luan edhe Portugalia, kështu që do të shohim së bashku në shesh edhe Ronaldon, edhe Portugalinë. Por, mbi të gjitha duam të ndërtojmë skuadra, që janë përtej një kampionati mujor, pra dy skuadra mes bashkive tona. Tirana do të jetë vitin që vjen Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, ndaj edhe shpresa jonë e madhe është që nga ky bashkëpunim i nisur me qytetin e Portos, të mësojmë më shumë për turizmin, menaxhimin e qëndrueshëm të qyteteve për transportin publik, për injektimin e artit dhe kulturës, si mënyra për të incentivuar ekonominë. Shpresoj shumë që me bashkëpunimin që do të kemi për nismën e dialogut mesdhetar dhe Tiranës si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, ne të bëjmë disa lidhje mes qyteteve europiane të Mesdheut të Veriut me qytetit e Mesdheut të Jugut”, tha kryebashkiaku.

Ai tha se një pjesë e madhe e turistëve që vizitojnë Tiranën janë nga Portugalia, duke e cilësuar këtë një tregues të miqësisë mes dy shteteve.

“Sot jemi vërtet shumë entuziastë që, me këtë bum turistik që ka pasur Tirana, një pjesë e turistëve vijnë nga Portugalia, ndoshta prej faktit se ata i kanë parë të gjitha, jetojnë në një vend të bekuar dhe duan të eksplorojnë edhe këtë anë të Mesdheut, dikur i ndaluar dhe hermetik për turistët. Jam vërtet i lumtur kur dëgjoj portugalisht në rrugët e Tiranës. Shpresoj shumë që edhe nga miqësia e vendeve tona, këto numra do vazhdojnë të rriten. Vende që bëjnë ekonomi bashkë, që bëjnë tregti bashkë, që luajnë sport bashkë që shkëmbejnë turistët, janë vende që gjithmonë jetojnë në paqe”, shtoi Veliaj.

Nga ana e tij, kryebashkiaku i Portos u shpreh se për të është kënaqësi të jetë në Tiranë.

“Për mua është kënaqësi e madhe të jem në Tiranë. Ne njihemi prej disa kohësh dhe e kam ndjekur suksesin e Shqipërisë dhe të Tiranës. Të gjithë e ndjekin punën tuaj sepse ju keni arritur ta modernizoni vendin tuaj, qytetin tuaj. Kur shoh taksitë elektrike, më besoni, nuk është diçka e zakontë në Europë. Qytetet e mëdha nuk i kanë ato. Kur shoh infrastrukturën tuaj, por sidomos kur shoh vinçat… kur shkon në një qytet tjetër dhe shikon vinça, ndonjëherë njerëzit mërziten, por ato tregojnë se qyteti po ndryshon. Sigurisht, kemi shumë gjëra për të cilat mund të bashkëpunojmë. Ne jemi vende që tradicionalisht rrethohemi nga fqinj të mëdhenj. Ju keni fqinj të mëdhenj, ne kemi fqinj të mëdhenj. Kjo do të thotë se gjithmonë kemi luftuar për të arritur suksesin. Kjo është historia e Shqipërisë, por është gjithashtu edhe historia e Portugalisë. Një gjë tjetër ku do të doja të ndalesha është fakti se vitin tjetër ju do të jeni Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Na motivon ne për t’ju promovuar, edhe me ndihmën e qyteteve të tjera. Përgëzime për gjithçka keni bërë në qytet”, deklaroi Moreira .

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts