
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi këtë të martë takim me të rinjtë e FRPD-së në Tiranë.
Pas takimit, kryedemokrati ka postuar në rrjete sociale një foto teksa konsumonte një pije me disa prej të rinjve.
Postimi i Lulzim Bashës:
Bashkë me të rinjtë e Forumi Rinor i Partisë Demokratike do të ndërtojmë një të ardhme më të mire
Gjatë takimit me të rinjtë, Basha preku disa prej problematikave, që sipas tij kanë ndikuar në largimin e të rinjve nga Shqipëria.
Ndër të tjera, Basha kërkon “pastrimin” e politikës përmes vetingut teksa kërkon dënimin me 22 vite burg për ata që kapen duke blerë vota gjatë zgjedhjeve.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al