Kryediplomatët e vendeve të BE-së do të diskutojnë sanksionet kundër Bjellorusisë

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evripian (BE), Josep Borrell, ka bërë të ditur se kryediplomatët e vendeve anëtare të bllokut evropian në takimin e tyre në Lisbonë do të diskutojnë zbatimin e sanksioneve ekonomike kundër Bjellorusisë.

Kryediplomatët e BE-së do të zhvillojnë një takim jozyrtar në Lisbonë, në organizim të qeverisë portugeze pas marrjes së presidencës së Këshillit të BE-së.

“Rrëmbimi i aeroplanit (Ryanair) dhe arrestimi i dy udhëtarëve është plotësisht i papranueshëm”, tha Borrell para gazetarëve gjatë rrugës për në takim.

Borrell shpjegoi se ministrat e jashtëm të BE-së do të “diskutojnë zbatimin e sanksioneve sektoriale dhe ekonomike” kundër Bjellorusisë, por se nuk do të marrin një vendim përfundimtar pasi takimi në Lisbonë është jozyrtar.

Më herët këtë javë, qeveritë e BE-së i dhanë dritë jeshile ministrave të tyre të jashtëm për të punuar mbi sanksionet e reja kundër Bjellorusisë për shkak të devijimit të detyruar të të dielës të fluturimit të linjës ajrore ‘Ryanair’ dhe arrestimit të gazetarit Roman Protasevich dhe shoqërueses së tij, Sofia Sapega.

Fluturimi i linjës ajrore ‘Ryanair’ që ishte nisur nga Greqia për në Lituani u devijua në Bjellorusi me pretendimin e një kërcënimi për bombë.

Avioni luftarak bjellorus ‘MiG-29’ u ngjit për të shoqëruar aeroplanin në aeroportin e Minskut, ku autoritetet arrestuan Protasevici-n, një gazetar për të cilin ata thanë se ishte i kërkuar për përfshirje në një “incident terrorist”, si dhe shoqëruesen e tij.

Përveç Bjellorusisë, ministrat e jashtëm do të diskutojnë edhe për konflikte të tjera në pjesët lindore të BE-së që ndikojnë në sigurinë e bllokut, përfshirë Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Malësinë e Karabakut.

Ayman Safadi, ministri jordanez i Punëve të Jashtme, sot më vonë do të bashkohet me homologët e tij të BE-së për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme, me një fokus të veçantë në situatën në Palestinë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *