Kryediplomati irakian: Londra luajti një rol të rëndësishëm në rindërtimin e vendit

Ministri i Punëve të Jashtme i Irakut, Fuad Hussein, në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij britanik, Dominic Raab, deklaroi se Londra luajti një rol të rëndësishëm në rindërtimin e vendit.

Hussein tha se me homologun e tij britanik diskutuan lidhjet dypalëshe në nivel strategjik dhe se marrëdhëniet janë të bazuara në respekt të ndërsjelltë.

Një temë tjetër në rendin e ditës ishin zgjedhjet e parakohshme të planifikuara për 10 tetor. Kryediplomati irakian tha se Iraku kërkoi të ketë vëzhgues ndërkombëtar për të vendosur besim midis politikanëve dhe publikut.

Raab shprehu kënaqësi për vizitën e tij në Irak dhe tha se ai mbajti një takim konstruktiv me homologun e tij. Ai theksoi se zgjedhjet e ardhshme janë një pikë e rëndësishme në historinë e Irakut.

Raab po ashtu u takua me kryeministrin irakian, Mustafa al-Kadhimi. Sipas zyrës së kryeministrit irakian, zyrtarët diskutuan ndihmën ushtarake britanike për Irakun për të luftuar kundër grupit terrorist DEASH.

Ata po ashtu trajtuan ndihmën ekonomike, kulturore dhe shëndetësore.

Raab pritet të takojë presidentin irakian, Barham Salih, para se të niset për në Mbretërinë e Bashkuar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *