10:17 19/09/2023
Wang Yi ka biseduar me ministrin e Jashtëm rus për luftën në Ukrainë
Kryediplomati kinez Wang Yi po viziton Rusinë për të biseduar për sigurinë dhe politikën e jashtme me zyrtarët rusë. Ai mbërriti në Moskë direkt pas bisedimeve në Maltë me këshilltarin e sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
Ministria e Jashtme e Rusisë në një deklaratë në Telegram sqaroi pas bisedimeve në Moskë se është vënë re afërsia e qëndrimeve të palëve në lidhje me veprimet e SHBA-së në arenën ndërkombëtare, përfshirë ato të natyrës antiruse dhe antikineze.Ndër të tjerat thuhet se Wang informoi Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov edhe për çfarë u diskutua me Sullivan gjatë disa takimeve të mbajtura më 16 dhe 17 Shtator.
Një nga temat e diskutuara mes shefit të diplomacisë kineze dhe ministrit të Jashtëm rus ishte edhe ajo e luftës në Ukrainë.
Mediat ruse thanë se vizita e Wang hap gjithashtu rrugën për një vizitë të mundshme të presidentit Vladimir Putin në Kinë së shpejti.
Edhe pse është kritikuar nga perëndimi për qëndrim të butë ndaj Moskës për shkak të luftës, Pekini është vetëofruar të marrë rolin e negociatorit mes Kievit dhe Moskës duke parashtruar një plan prej 12 pikash për t’i dhënë fund luftës dhe për gjetjen e një zgjidhjeje me rrugë paqësore.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al