Kryegjyshi botëror i Bektashinjve në teqenë e Turanit në Korçë: Dita e Ashures simbolizon një fillim të ri

Me rastin e festës së Ashures, edhe Gjyshata Bektashiane e Korçës ka shtruar pritjen tradicionale duke kremtuar këtë ditë që përkujton 72 të rënët në shkretëtirën e Qerbelasë ndër ta edhe imam Husejni.

Të pranishëm në ceremoni ishin Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, drejtues të komuniteteve të tjera fetare dhe prefekti i qarkut të Korçës Netil Jole

Baba Mondi tha se Dhimbja dhe sakrifica e të rënëve në Qerbela përkthehet në agjërim për besimtarët bektashi.

Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole tha se kremtimi i ditëve te tilla te shënuara përcjell mesazhe paqeje, bashkëjetese dhe harmonie mes gjithë komuniteteve fetare në vend.

“Pata sot rastin të takoj kryegjyshin  ku është një ditë e veçantë ku 72 ranë dëshmorë, përcillet harmoni, e kemi detyre qytetare për të mbajtur gjalle ato ngjarje te rëndësishme qe forcojnë lidhjen shoqërore të vendit tone. T’iu japim vlerën dhe theksin këtyre vlerave”, tha Jole.

Ashurja është mirësia nga gjithçka që buron nga toka dhe simbolizon një fillim të ri.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts