Kryehetuesi i OBSH: Covid-19 doli nga laboratori

15:49 13/08/2021

“Një punonjës u infektua nga lakuriqet e natës”

Kthehen sërish në vëmendjen mediatike dyshimet se burimi i COVID-19ës ishte laboratori i Uhanit në Kinë. Dyshimet vijnë të përforcuara kur dalin nga goja e Peter Ben Embarek, kreu i ekipit të hetuesve të OBSH-së që kryen hetime të terren në Kinë në fillim të këtij viti. Mjaft interesante është hipoteza e hedhur prej tij në një dokumentar të transmetuar të Enjten në televizionin publik danez TV2.

“Një punonjës i laboratorit u infektua, teksa punonte në një shpellë me lakuriqë nate ku grumbullonte kampionë. Një skenar i tillë që mund të lidhet me një rrjedhje nga laboratori, mund t’i përshtatet hipotezës tonë të transmetimit direkt të virusit nga lakuriqët tek njeriu. Është një hipotezë që e konsiderojmë të mundshme”.

Megjithatë, Pekini zyrtar hodhi poshtë këto pretendime. Zyrtarët kinezë thanë për të përditshmen vendase në anglisht Global Tajms se studimi i OBSH-së është i bazuar në evidenca jo-shkencore. Ata thonë se nëse ka dyshime se virusi mund të ketë dalë nga laboratorët, janë ata në Shtetet e Bashkuara që duhet të hapin dyert për hetime.

Kina akuzon Uashingtonin se po nxit politizimin e çështjes. I pari që hodhi dyshime mbi origjinën laboratorike nga Uhani të COVID-19ës ishte ish-presidenti amerikan Donald Tramp, i cili u përball me kritika të ashpra nga kundërshtarët demokratë. Megjithatë, në fillim të këtij viti, pasardhësi i tij demokrat Biden kërkoi që hetimet të mos e përjashtojnë këtë pistë, duke iu bazuar tek dyshimet e arsyeshme nga disa raporte të shërbimeve ushtarake të zbulimit amerikan.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *